Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Selvisë, në Tiranë, ku një automjet u përplas me një motor. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 dhe për pasojë mbetën të plagosur dy të rinj rreth 20 vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët po udhëtonin me motor. Ata u dërguan me urgjencë në Spitali i Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas burimeve spitalore, Zefi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Bollati, i cili drejtonte motorin, paraqitet në gjendje të qëndrueshme. Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar nga autoritetet.