Aksident i rëndë në Palasë, dy kamionë dalin nga rruga: tre të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Palasës, ku dy kamionë kanë dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, tre persona që ndodheshin në mjetet e përfshira kanë mbetur të plagosur. Dy prej të lënduarve janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa personi i tretë ka pësuar dëmtime në trup dhe po trajtohet nga stafi mjekësor. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
syri.net