Aksident i rëndë në aksin Milot-Morinë, plagosen 6 persona
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Milot–Morinë”, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi A. Ll. është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si edhe katër pasagjerë. Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
syri.net