Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Berat, ku një person ka humbur jetën. Bëhet me dije se një mjet tip “Benz” ka përplasur fatalisht një 60-vjeçar këmbësor në afërsi të fshatit Fier-Shegan. Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës, 60 vjeçari ende i paidentifikuar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Është ndaluar drejtuesi i mjetit, një 34 vjeçar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve, dinamikës dhe rrethanave. Njoftimi: Rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Berat–Lushnjë”, shtetasi E. K., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. P., rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi...
Burimi:
vizionplus.tv