Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit, ku janë përplasur dy automjete. Për shkak të përplasjes, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë pranë saj. Nga ngjarja janë plagosur tre persona, drejtuesi malazez A. C., pasagjerja e tij A. R., si dhe një shtetas italian. Të lënduarit u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për fiksimin e provave dhe dokumentimin ligjor. Përkohësisht, në superstradë u krijua trafik i rënduar.