Adoleshentja në Pogradec largohet nga banesa pa lënë asnjë gjurmë, nëna bën denoncimin në komisariat

Adoleshentja në Pogradec largohet nga banesa pa lënë asnjë gjurmë, nëna bën denoncimin në komisariat

Një adoleshente 17-vjeçare është larguar nga banesa ditën e djeshme pa lënë asnjë gjurmë. Alarmin e ka ngritur nëna e vajzës, e cila ka bërë denoncimin në policinë e Pogradecit. “Më datë 08.01.2026, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasja E. C., 41 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ka deklaruar se i është larguar nga banesa vajza e saj 17-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv