Administrativja rikthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë
Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi, duke shpallur të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra. Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim me ligjin, duke përbërë një shkelje të standardeve ligjore dhe procedurale. Kujtojmë se Alban Dokushi u shkarkua nga detyra me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë Anuela Ristani, pas arrestimit të Erion Veliajt!
Burimi:
syri.net