Adidas, Gucci, Dior e Hugo Boss/ Bllokohen 103 mijë palë veshje të falsifikuara me marka luksoze në Durrës
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, kanë goditur një rast të cënimit të pronësisë intelektuale. Gjatë kontrolleve të kryera janë konstatuar mbi 103 mijë palë veshje të ndryshme të markave Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss, Calvin Klein, etj, si edhe bluza të ndryshme sportive të ekipeve të njohura europiane. Autoritetet doganore kanë bërë bllokimin e mallit dhe nisjen e procedurave përkatëse Drejtoria e Përgjithshme e Doganave garanton se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që cënon pronësinë intelektuale dhe kryen shkelje të Kodit Doganor dhe legjislacionit në fuqi, duke vazhduar me kontrolle të imtësishme ndaj subjekteve me risk.
Burimi:
ntv.al