A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së
Këtë të martë, 24 shkurt, do të mbahet seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, për të shqyrtuar ankimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sa i takon masës së “arrestit me burg” ndaj tij. Veliaj kundërshton vendimin e marrë më 1 shkurt nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila ka argumentuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për mbajtjen në fuqi të masës më të rëndë të sigurimit personal. Në kërkesën e tij drejtuar Apelit, Veliaj kërkon zëvendësimin me një masë më të butë, duke propozuar edhe garanci pasurore si alternativë, apo çdo masë tjetër të parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale, përjashtuar izolimin në qeli. Sipas argumenteve të paraqitura nga mbrojtja, situata procedurale ka ndryshuar, pasi çështja tashmë ka kaluar për gjykim dhe provat janë...
Burimi:
javanews.al