8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

Hapet lëvizja me një korsi pas 8 orë bllokimi i aksit rrugor Librazhd-Qafë Thanë, pjesë e korridorit të VIII, nyja kryesore lidhëse e juglindjes së vendit. Shembja e një masivi të madh shkëmbor, pranë fshatit Dragostunjë bllokoi në rrugë mijëra njerëz, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar. Në këtë segment ku ndodhi dhembja po punohet për hapjen e gjurmës së re të korridorit të VIII, si pjesë e punimeve të zgjerimit, dhe mendohet se pikërisht ndërhyrjet e pastudiuara kanë ndikuar në shembjen masive. Por edhe pse gjurma e re e rrugës kalon pikërisht mbi malin e shembur, drejtori i ARRSH mohoi që ky të jetë shkaku duke ja çuar edhe këtë faturë motit të keq. Ekipet punuan për orë të tëra për të shembur totalisht...