75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave të emigrimit që prekin edhe Shqipërinë, zbardhet letra për Rubion
75 kongresmenë amerikanë përmes një letre dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, kanë shprehur shqetësim në lidhje me pezullimin e vizave të emigrimit për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria. Në dokumentin që gazetari i Top Channel Muhamed Veliu e disponon, thuhet se janë shumë të shqetësuar nga ky vendim dhe kërkojnë që të pezullohet. Kjo kërkesë mban firmën e 75 kongresmenëve amerikanë, të cilët kanë argumentuar se përse mendojnë se pezullimi i vizave më shumë bën dëm sesa sjell dobi. “Meqenëse politika zbatohet për të gjitha vizat e emigrantëve, ajo prek të afërmit e ngushtë të qytetarëve amerikanë, si dhe të gjitha vizat e mundësuara nga familja, vizat e mundësuara nga punëdhënësi, vizat e komuniteteve fetare, të diversitetit dhe vizat e kthimit të...
Burimi:
javanews.al