“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në konferencën e sotme për media, njoftoi nismën për përdorimin e aseteve kriminale të sekuestruara dhe të konfiskuara në funksion të drejtpërdrejtë të shoqërisë. Ajo bëri me dije se gjatë vitit të kaluar, si rezultat i punës së përbashkët të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë sekuestruar apo konfiskuar asete me vlerë mbi 65 milionë euro, shifra më e lartë e arritur ndonjëherë brenda një viti. Sipas saj, ky rezultat nuk është rastësi, por fryt i forcimit të kapaciteteve hetimore, reale dhe virtuale, si dhe i rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar, që ka përmirësuar ndjeshëm gjurmueshmërinë e pasurive kriminale. Ministrja theksoi se për vite me...