Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
67-vjeçari përdhunon me dhunë të miturën dhe e la shtatëzënë, si u zbulua ngjarja e rëndë në Pogradec
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12 vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67 vjeçar po nga i njëjti fshat. Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67 vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani, pasi 12 vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4 muajshe. E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen, pasi 67 vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve. E mitura në praninë e psikologut është pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e...