500 kile kokainë/ Shqiptarëve iu zhduket kontejneri teksa po e kërkonin, droga përfundon te fabrika e njohur

500 kile kokainë/ Shqiptarëve iu zhduket kontejneri teksa po e kërkonin, droga përfundon te fabrika e njohur

Në Romont të Zvicrës, punonjësit e Nespresso-s zbuluan gjysmë ton kokainë në një kontejner kafeje. Për këtë arsye, duke filluar nga 21 janari, tre shqiptarë do të dalin para Gjykatës Penale të kantonit Basel-Landschaft Nga Sebastian Schanzer, BaZ ONLINE Në fabrikën e Nespresso-s në Romont, në kantonin Friburg, policia konfiskoi në pranverën e vitit 2022 gjysmë ton kokainë. Ky është “vetëm” rasti i dytë më i madh i trafikut të drogës që është zbuluar ndonjëherë në Zvicër. Megjithatë, vlera e drogës është rekord: rreth 60 milionë franga zvicerane do të mund të qarkullonin në tregun e zi, siç shkruan Prokuroria e kantonit Basel-Landschaft në aktakuzën e saj, e cila tashmë ndodhet në Gjykatën Penale. Shkalla e pastërtisë së kokainës ishte mesatarisht 99 për qind. Duke...