5 raste/ Policët e Ilir Prodës kapen me droge, marrin rryshfet e shkelin rregullat e qarkullimit

5 raste/ Policët e Ilir Prodës kapen me droge, marrin rryshfet e shkelin rregullat e qarkullimit

Njëri merr rryshfet, tjeri përdor drogë dhe tjetri merr rryshfet dhe tjetri shkel rregullat e qarkullimit rrugor. Pesë raste janë identifikuara brenda radhëve policë të kryepolicit Ilir Proda  janë pezulluar nga puna.  Njoftimi i policisë Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku duken dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, njëri prej të cilëve dyshohet se ka marrë ryshfet nga drejtuesi i automjetit për të shmangur masën administrative, ju informojmë se: Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor Sh. Ç. dhe inspektor I. L., me detyrë trupë shërbimi trafiku urban/interurban në Seksionin e Trafikut Urban/Interurban, në Sektorin e Policisë Rrugore, në DVP Fier, për shkelje disiplinore të parashikuar nga neni 121, pika 1, germa...