45.876 çështje  – Letër-Këmbimi/ Gjykata e Apelit: Infrastruktura nuk i shërben nevojave dhe shërbimit ndaj qytetarëve

45.876 çështje – Letër-Këmbimi/ Gjykata e Apelit: Infrastruktura nuk i shërben nevojave dhe shërbimit ndaj qytetarëve

Nga Elton Qyno - Syri.net/ Kushtet e infrastrukturës aktuale të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm në Tiranë, nuk i përgjigjen nevojave funksionale dhe shërbimit gjyqësor ndaj qytetarit. Qytetarët Shqiptarë marrin me shumë vonesë shërbimin në gjykatën e Apelit dhe kjo ndodh për disa shkaqe të arsyeshme, duke filluar nga infrastruktura e gjykatës, mungesa e kapaciteteve të burimeve njerëzore në administratën Civile dhe numri i ulët i gjyqtarëve si dhe ambientet jo të favorshme për të ofruar shërbimet gjyqësore. Gjykata e Apelit Tiranë, prej disa vitesh funksionon si gjykatë Apeli Kombëtare dhe të gjitha ankimet civile dhe penale, depozitohen pikërisht në këtë gjykatë, godina e së cilës më parë në periudhën Fashiste, ka funksionuar si hetuesi. Kjo gjykatë mori impakt negativ për shkak të vonesave të...