4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

Gati 4 vjet nga kryerja e masakrës në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Briland Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, policia dhe prokuroria e Tiranës vijojnë hetimet, duke arritur të identifikojnë një person nga Kosova, i cili rezulton të ketë sjellë nga Gjermania në Kosovë, makinën e përdorur në vrasjen e trefishtë. Automjeti tip “Passat” është identifikuar të jetë sjellë nga Gjermania në shtetin e Kosovës, dhe më pas personi që e ka futur makinën në këtë shtet, tregon se ja ka lënë babait të tij, i cili më tej ka vijuar duke e shitur tek një person shtetas shqiptar, të clin nuk ishte në gjëndje ta kujtonte. Hetimet e kryera kanë zbuluar se i njëjti mjet, ka hyrë në territorin e Shqipërisë,...