35-vjeçarja vlonjate rrëzohet në trotuar, dërgohet me urgjencë në spital

35-vjeçarja vlonjate rrëzohet në trotuar, dërgohet me urgjencë në spital

Një grua rreth 35 vjeç është rrëzuar teksa ecte në trotuarët  përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, pasi është penguar në një prej blloqeve të betonit të vendosura në zonë. Si pasojë e rrëzimit, ajo ka pësuar dëmtime në kokë. Gruaja është shoqëruar menjëherë me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Nuk është hera e parë që qytetarët hasin vështirësi dhe pengohen në këto blloqe betoni, të cilat janë vendosur pa asnjë kriter pranë bulevardit dhe trotuareve të këmbësorëve, duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për kalimtarët. Ky mbetet një shqetësim i përsëritur dhe një problematikë serioze, veçanërisht për moshat e treta, pasi vetëm një muaj më parë një grua rreth 82 vjeç humbi jetën pasi u pengua pikërisht në...