3 fëmijët në Durrës/ Shërbimi Social: Do të mbahen në spital, shtëpia do të dezinfektohet dhe nënës do t’i ofrohet punë…

3 fëmijët në Durrës/ Shërbimi Social: Do të mbahen në spital, shtëpia do të dezinfektohet dhe nënës do t’i ofrohet punë…

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit, bën me dije se ka përfunduar mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial (GTN), ku marrin pjesë Shërbimi Social, organizata jofitimprurëse, Policia, Shëndetësia dhe institucione të tjera, lidhur me situatën e tre fëmijëve dhe nënës së tyre, Blerina Basha. Në këtë mbledhje u vendos që familjes t’i ofrohet menjëherë ndihma e nevojshme. Tre fëmijët do të dërgohen urgjentisht në spital, ku do të pajisen me veshmbathje dhe do të sigurohen të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e tyre shëndetësor. Gjithashtu, do të kryhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës ku ata jetojnë. Financimi i këtyre ndërhyrjeve do të mbulohet nga organizatat ARSIS dhe Ëorld Vision. Ndërkohë, familja do të asistohen për zhvendosjen e regjistrimit të vendbanimit nga Vau i...