27 vjeçari u vetëvra me armë? Hije dyshimi, ngjarja ndodhi në banesën e shokut
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për vetëplagosjen e shtetasit A. M., 27 vjeç, i cili humbi jetën në spital, bëjmë me dije se gjatë kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore(këqyrja e kamerave, marrja e deklarimeve) rezultoi se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H, shok me shtetasin A. M. Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka qenë prezent gjatë ngjarjes. Punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të rastit“-njofton policia.
Burimi:
ntv.al