27-vjeçari shqiptar kapet me 20 kg heroinë në Francë, arrestohet

27-vjeçari shqiptar kapet me 20 kg heroinë në Francë, arrestohet

Një 27-vjeçar është vënë në prangat e Policisë franceze, pasi iu gjetën 20 kg heroinë. I riu shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet u pikas gjatë një operacioni antidrogë nga autoritetet franceze, përgjatë autostradën A31 pranë daljes Kanfen, të dielën e 23 shkurtit. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, mediat franceze shkruajnë se 27-vjeçari shqiptar po  transportonte 20 kilogramë heroinë. Shqiptari i shoqërua në paraburgim në xhandarmërinë e Thionville dhe më pas u arrestua. Ai është planifikuar të paraqitet para gjykatës penale të Thionville më 30 mars.