25-vjeçarja konsumoi fostoksinë për shkak të dhunës/ Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj
Vdekja e Xhuana Nikollit, 25-vjeçarja e cila ndërroi jetë në QSUT pas vetëhelmimit me fostoksinë, ka vënë në lëvizje autoritetet. Familjarët e të ndjerës kanë kallëzuar pranë Komisariatit Nr. 2, se e reja ishte viktimë e dhunës sistematike nga bashkëshorti i saj, me iniciale E. F. Mësohet se, ekspertiza ka konstatuar shenja dhune në trupin e 25-vjeçares, çka ka çuar në shpalljen në kërkim të bashkëshortit për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim të vetëvrasjes”. Uniformat blu, kanë ushtruar kontrolle në banesën e tij në Lezhë, por nuk kanë mundur ta lokalizojnë ende. Nikolli, e cila kishte përfunduar studimet për Drejtësi, po përcillet me dhimbje nga miq e të afërm
Burimi:
ntv.al