25 vjeçaren e vranë? Të afërmit e Xhuanës ngrenë dyshime: Kush e shkroi letrën?

25 vjeçaren e vranë? Të afërmit e Xhuanës ngrenë dyshime: Kush e shkroi letrën?

Kushërira e 25-vjeçares Xhuana Nikolli, ka folur për herë të parë publikisht duke ngritur dyshime mbi rrethanat e vdekjes së saj. Në një lidhje për emisionin “Shqipëria Live”, Mira Nikolli ndau disa detaje nga jeta e të resë dhe situata që, sipas familjarëve, ajo kishte përjetuar pas martesës. Sipas saj, Xhuana ishte rritur në një familje të thjeshtë që kishte bërë shumë sakrifica për të rritur katër vajzat. Ajo ishte e arsimuar dhe kishte përfunduar studimet në drejtësi, ndërsa më herët kishte punuar në një zyrë noterie në Lezhë. Kushërira tregoi se martesa e Xhuanës kishte zgjatur vetëm tre muaj dhe se çifti kishte jetuar në një ambient të tensionuar. Sipas saj, ndarja ishte bërë me mirëkuptim mes familjeve dhe pa kundërshtime, ndërsa familjarët e...