Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
21-vjeçari përplas këmbësoren në Durrës, gruaja në gjendje të rëndë
Një grua është përplasur nga makina në Durrës, teksa ka qenë duke lëvizur në këmbë. Policia njofton se shofer ka qenë një 21-vjeçar. Gruaja aktualisht ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit, në gjendje të rëndë për jetën. “Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, në lagjen nr. 17, në rrugën “Ksanthipi Syko”, duke ecur mbrapsht, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. A., e cila ndodhet në Reanimacionin e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia./vizionplus.tv