21 janari/ Mark Nika në SPAK, takohet me Klodian Brahon (VIDEO)

21 janari/ Mark Nika në SPAK, takohet me Klodian Brahon (VIDEO)

Mark Nika endet akoma në dyert e drejtësisë. 15 vite më parë, nipi iu vra në Bulevard nga plumbat që u derdhën nga godina e Kryeministrisë. Ai vazhdon betejën, me shpresën që urdhëruesit e vrasjes së nipit të tij të marrin ndëshkimin e merituar. Këtë të martë, ai është paraqitur në SPAK, aty ku do të zhvillojë një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho. Mark Nika akuzon Sali Berishën se kishte krijuar një organizatë kriminale për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe thekson se qëllimin e tij e realizoi duke vrarë, duke masakruar provat e duke fshehur gjurmët.  Xhaxhai i Aleks Nikës thotë se vrasjet e 21 janarit nuk ishin aksidentale, por kishte urdhër për vrasje dhe për të qëlluar drejt protestuesve.