20-vjeçarja nga Azia humb jetën në Elbasan

20-vjeçarja nga Azia humb jetën në Elbasan

Një shtetase e huaj ka humbur jetën ditën e djeshme në banesën e saj në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vdekja e shtetases H. W., 20 vjeçe, e lindur në një shtet të Azisë Jugore, ka ardhur për shkaqe natyrale. Autoritetet kanë kryer veprimet e para procedurale, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për hetime të mëtejshme. “Elbasan/Dje, në lagjen “5 Maji”, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasja H. W., 20 vjeçe, lindur në një shtet në jug të Azisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.