18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

Policia e kryeqytetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pas mesnate në Sauk, ku një 18-vjeçare, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në ambientet e një subjekti. E reja u paraqit në spital rreth orës 00:15 dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezultoi se ngjarja ka ndodhur brenda ambientit të subjektit, ndërsa e dëmtuara është transportuar në spital nga dy persona. Policia arrestoi në flagrancë 2 persona, ndërsa shpalli në kërkim 3 të tjerë për “Moskallëzim të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas hetimeve paraprake, të dyshuarit kanë prishur provat në vendngjarje dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Vijon puna për gjetjen e armës së përdorur dhe kapjen e personave në kërkim....