18-vjeçarja e plagosur në një hotel në Sauk është studente, u qëllua me plumb në kraharor…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur mesnatën e kaluar në një nga hotelet në zonën e Sauk. Burime bëjnë me dije se vajza e plagosur është 18 vjeç, studente, ndërsa identiteti i saj ende nuk është bërë publik. Sipas informacioneve, e reja është paraqitur në spital me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në kraharor. Ka qenë një nga punonjëset e hotelit ajo që e ka transportuar të plagosurën drejt spitalit me taksi. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e saj./BW
Burimi:
syri.net