13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit
Denoncimi ka ardhur në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” nga një nënë, e cila tregon kalvarin që po kalon djali i saj, nxënës në klasën e tetë. Sipas saj, i mituri që e kërcënon ka qenë më parë pjesë e të njëjtës shkollë, ku janë zhvilluar disa mbledhje me prindër për shkak të sjelljes problematike të tij. Edhe pse është larguar nga ajo shkollë, ai vazhdon të qëndrojë pranë ambienteve të saj, duke krijuar sërish situata frike. Nëna rrëfen se djali i saj jeton i terrorizuar, duke mos guxuar të dalë i vetëm nga shtëpia. Madje, babai është detyruar të lërë punën për ta shoqëruar çdo ditë në shkollë. Frika ka ndikuar edhe në jetën sociale të fëmijës, i cili ka ndërprerë aktivitetet sportive...
Burimi:
javanews.al