11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

8 persona mbetën të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, në dy aksidente të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në aksin rrugor Lezhë–Mamurras. Ngjarja e parë rrugore ndodhi pasditen e së dielës pranë Fushë-Milotit, ku u përplasën tre automjete, me drejtues shtetasit Bekim Babgori, Cin Shani dhe Gert Vuksani. Si pasojë e aksidentit u dëmtuan dy prej drejtuesve të mjeteve Cin Shani dhe Bekim Babgori, si dhe pasagjerët Fatime Cubi, Donika Kastrati, Drita Aliaj, Xhevije Nezaj, dhe Shaqe Shani. Të dëmtuarit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi njërin prej drejtuesve të mjeteve, Bekim Babgori për shkelje të...