“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës
Vijon në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Henrik Hoxhaj, në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”. Hoxhaj ka zbardhur sot, 10 shkurt, detaje mbi atentatin e planifikuar ndaj biznesmenit (pronar i një shkolle private) Lulzim Masha, duke deklaruar se porosia fillestare nga Nuredin Dumani ishte për djalin e tij, por për shkak se ai ndodhej në Maqedoni dhe nuk u gjet, plani u zhvendos te i ati. Sipas Hoxhajt, fillimisht u diskutua pagesa prej 150 mijë eurosh, ndërsa më pas 100 mijë euro për ekzekutimin e Mashës. “Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro”, ka treguar ai. Ai tregoi se mbikëqyrja e objektivit zgjati rreth 1...
Burimi:
javanews.al