Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit. Në përfundim të hetimeve, çështja është dërguar për gjykim, ndërsa për këtë ngjarje akuzohen vajza e viktimës dhe bashkëshortja e tij. 26-vjeçarja Ermalinda Rama akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa nëna e saj, Valbona Rama, akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas hetimeve të Prokurorisë, krimi dyshohet se është kryer në banesën e familjes, ku e reja i ka shtrënguar të atit qafën me një lak teli, duke i shkaktuar asfiksi dhe vdekjen. Pas ngjarjes, bashkëshortja e viktimës dyshohet se ka ndërhyrë për të pastruar ambientin ku u gjet trupi dhe për të...
Burimi:
kohajone.com