Kriza politike në Kosovë, sot dita vendimtare! A do dalë dot Kuvendi nga bllokada, rifillon procesi i konstituimit
Kuvendi i Kosovës pritet të rifillojë sot (9 shtator) procesin e konstituimit, pas më shumë se një muaji bllokadë institucionale. Seanca e vazhdimit është caktuar për në orën 11:00, ndërsa në qendër të saj do të jetë sigurimi i votave për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Pjesëmarrjen në seancë e kanë konfirmuar Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Ndërkohë, Aleanca ka njoftuar se do ta bojkotojë seancën. Pjesëmarrja e LVV-së konsiderohet vendimtare për vijimin e procesit, pasi subjekti që doli i pari në zgjedhjet e 7 qershorit ka numrin më të madh të deputetëve dhe mbetet aktori kryesor në përcaktimin e udhëheqjes së Kuvendit. Kryetari i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar...
Burimi:
javanews.al