Kriza politike në Kosovë, PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”!
Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe sot Gjykatës Kushtetuese. Deputeti Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, kanë dorëzuar në Kushtetuese, kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re. Nga PDK-ja kanë deklaruar se mënyra e konstituimit të Kuvendit dhe procedurat e ndjekura pas tij kanë probleme kushtetuese, ndaj dhe ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë ligjshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë. Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri ka thënë se konstituimi i Kuvendit ka dilema dhe është vlerësuar si i pakonstituuar, prandaj sipas tij, duhet të vendoset masa dhe duhet t’i kthehet ligjshmëria nga Gjykata Kushtetuese. Ka shtuar se secili vendim që derivon nga ky Kuvend, që sipas tij është i pakonstituuar, do të deponohet në Gjykatë Kushtetuese. Sipas tij,...
Burimi:
javanews.al