Kriza politike, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot, LVV dhe Kurti pritet të propozojnë Albulena Haxhiun për kryetare!
Kuvendi i Kosovës pritet të rikthehet sot në seancë për të përmbyllur procesin e konstituimit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit. Seanca është parashikuar të nisë në orën 11:00 dhe në rendin e ditës është zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, LVV, si partia që doli e para në zgjedhje, pritet të paraqesë sot zyrtarisht kandidaturën e Haxhiut për drejtimin e Kuvendit. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës pritet të propozojë Vlora Çitakun për një nga postet e nënkryetarëve. Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht kandidatin e saj për nënkryetar. Pika kryesore e seancës do të jetë votimi për kryetaren e re të Kuvendit. Ende...
Burimi:
javanews.al