Kriza e thellë/ Punësimi në rënie, bujqësia dhe industria humbin mijëra vende pune

Kriza e thellë/ Punësimi në rënie, bujqësia dhe industria humbin mijëra vende pune

Tregu i punës po shfaq shenja ngadalësimi, me shkallën e punësimit që ra në terma vjetorë në tremujorin e dytë të këtij viti, pavarësisht përmirësimit të regjistruar krahasuar me tremujorin e parë. Të dhënat e Anketës Tremujore të Forcave të Punës të INSTAT tregojnë se shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart zbriti në 58.3%, nga 58.4% një vit më parë. Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025, shkalla e punësimit u ul me 0.1 pikë përqindje, ndërsa në raport me tremujorin e parë të vitit 2026 u rrit me 0.3 pikë përqindje. Kjo tregon se tregu i punës ka pasur një përmirësim gjatë muajve të pranverës dhe fillimit të verës, por ende nuk ka arritur të ruajë ritmin e një...