Kriza e karburanteve në Itali: Qeveria nën presion,Siçilia paralajmëron ndalimin e transportit

Kriza e karburanteve në Itali: Qeveria nën presion,Siçilia paralajmëron ndalimin e transportit

Nga Alba Kepi  Çmimet e karburanteve në Itali mbeten mbi 2 euro për litër, duke rritur presionin mbi familjet, bizneset dhe sektorin e transportit. Më 28 shtator 2026, çmimi mesatar kombëtar në rrjetin rrugor, për vetëshërbim, ishte 2,152 euro për litër për benzinën dhe 2,369 euro për litër për naftën, ndërsa në autostrada mesatarja arrinte në 2,214 euro për benzinën dhe 2,420 euro për naftën.Në këtë situatë, Eni S.p.A., përmes rrjetit Enilive S.p.A., ka vendosur një çmim maksimal prej 1,99 euro për litër për benzinën dhe 2,19 euro për litër për naftën. Edhe Italiana Petroli S.p.A. (IP), e kontrolluar nga SOCAR – State Oil Company of the Azerbaijan Republic, ka njoftuar një ndërhyrje graduale për frenimin e çmimeve. Në paralel, qeveria italiane e kryeministres Giorgia...