Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë
Një krim i rëndë me protagonistë dy shtetas nga Kosova po shqyrtohet nga drejtësia austriake. Një 47-vjeçar akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij 38-vjeçare, ndërsa në këtë çështje është përfshirë edhe një 45-vjeçar, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e përdorur në ngjarje. Sipas mediave austriake, 47-vjeçari ishte ndarë nga gruaja dhe dyshohet se kishte zhvilluar bindjen se ajo merrej me magji të zezë dhe ishte e lidhur me forca demonike. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në mënyrë veçanërisht brutale. Fillimisht, autori i dyshuar e ka qëlluar 38-vjeçaren tri herë me pistoletë të markës Beretta, ndërsa më pas e ka goditur rreth 40 herë me kaçavidë në pjesën e sipërme të trupit. Rrethana shqetësuese janë zbuluar edhe gjatë ekzaminimeve të gjendjes së...
Burimi:
gijotina.com