Krimi në 1997/ Gjykata e Fier pranon kërkesën e avokatëve, Sokol Hoxha fiton lirinë

Krimi në 1997/ Gjykata e Fier pranon kërkesën e avokatëve, Sokol Hoxha fiton lirinë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997 pas një debati për një kasetofon makine.. Hoxha ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg, pasi në atë kohë nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij. Pas ngjarjes, ai kishte arritur të largohej nga Shqipëria dhe të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u arrestua pas më shumë se 25 vitesh. Më pas, ai u ekstradua drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Pas mbërritjes në Shqipëri, Hoxha u dërgua në ambientet e paraburgimit në burgun e Fierit. Seanca gjyqësore ndaj tij nisi paraditen...