Kreu i SHISH në arrest shtëpie/ Gjoni: Do ketë ‘lëvizje tektonike’ politike, goditje e madhe për Ramën

Kreu i SHISH në arrest shtëpie/ Gjoni: Do ketë ‘lëvizje tektonike’ politike, goditje e madhe për Ramën

Ish-zyrtari i Ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni ka diskutuar lidhur me hetimin e SPAK ndaj drejtoreshës së shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet si bashkëpunëtore e Ergys Agasit, i arrestuar më herët në kuadër të dosjes AKSHI. Gjoni tha gjatë fjalës së tij se ky rast do të çojë në ‘lëvizje tektonike’ politike dhe sipas tij, kryeministri Edi Rama ka marrë një ‘goditje’ shumë të madhe. Më tej Gjoni ngriti pikëpyetje nëse Vlora Hyseni ka dhënë informacione jo vetëm për grupet kriminale, por edhe për shërbimet e huaja armiqësore ndaj Shqipërisë. Sipas Gjonit, nëse kjo është e vërtetë, atëherë i gjithë reputacioni i Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s, ka rënë përballë Aleancës. “Ne do të duhet të pranojmë se...