Kreu i Policisë tregon masat për nisjen e vitit të ri shkollor: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, do të bëjmë kontrolle të vazhdueshme

Kreu i Policisë tregon masat për nisjen e vitit të ri shkollor: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, do të bëjmë kontrolle të vazhdueshme

Kryepolici Skënder Hita ka dalë ka folur lidhur me masat e marra nga Policia e Shtetit në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor, të hënën më 14 shtator. Në një konferencë për mediat, Hita garantoi forcimin e masave dhe praninë e policisë në shkolla, duke shtuar se këtë vit shkollor do të shtohet dhe projekti Smart City, duke rritur edhe më shumë sipas tij sigurinë në shkolla. Në vijim deklarata e plotë e Hitës:  Ju falënderoj që jeni këtu në këtë ditë pushimi, por tematika për të cilën dua të informoj qytetarët ka të bëjë me qasjen e re dhe masat e marra nga Policia e Shtetit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, proces shumë i rëndësishëm për të gjithë...