Kreu i NATO-s, Rutte: Sulmi në trenin e Ukrainës tregon se sa i dëshpëruar është Putin!

Kreu i NATO-s, Rutte: Sulmi në trenin e Ukrainës tregon se sa i dëshpëruar është Putin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se sulmi ndaj një treni në Ukrainë tregon se sa i “dëshpëruar” është bërë presidenti rus, Vladimir Putin. “Rusia po bëhet gjithnjë e më e pamatur ndërsa vazhdon luftën e saj të tmerrshme kundër Ukrainës”, vuri në dukje ai. Sulmi me dron ndaj një treni pranë kufirit ukrainas-polak është një përshkallëzim i llogaritur nga Putini për të krijuar frikë në Evropë, tha sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. “Është edhe më e rëndësishme të qëndrojmë të arsyeshëm, të mos lejojmë veten të provokohemi, por në të njëjtën kohë të mos lëmë asnjë dyshim se jemi në gjendje të mbrohemi dhe se nuk do të tërhiqemi nëse situata përshkallëzohet”, u tha Pistorius gazetarëve në qytetin verilindor...