Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Pavarësia e gjyqësorit nuk negociohet

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Pavarësia e gjyqësorit nuk negociohet

Gjyqtarët kanë zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e jashtëzakonshme në KLGJ për ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht të magjistratëve. Në fjalën e tij, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha se bllokimi i pagave nuk është më vetëm një çështje financiare, por prek funksionimin e gjykatave dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Fjala e plotë e Sokol Sadushit:  Kjo mbledhje e përgjithshme është thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse e jashtëzakonshme është edhe situata që po përjeton pushteti gjyqësor. Për herë të parë, pas një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese që lidhet drejtpërdrejt me pagën e magjistratëve, janë bllokuar pagat e gjyqtarëve dhe të administratës gjyqësore. Ky nuk është më një problem i administrimit financiar; është një pengesë konkrete për...