Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë
Qeveria ruse ka vendosur të rrisë taksat për konsumatorët, në një përpjekje për të siguruar më shumë të ardhura për financimin e luftës në Ukrainë. Masa vjen në një kohë kur deficiti buxhetor i Rusisë është rritur ndjeshëm dhe rezervat financiare po pakësohen. Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve ruse, deficiti i buxhetit federal arriti në mbi 60 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit. Deri në fund të korrikut, ai kishte arritur në 2.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, thuajse dyfishi i nivelit të planifikuar. Në të njëjtën kohë, fondet në rezervën financiare të Rusisë kanë rënë në 1.6% të PBB-së, duke e detyruar Kremlinin të marrë hua nga bankat vendase. Rritja ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me nivelet e regjistruara në vitet...
Burimi:
javanews.al