Kremlini në alarm/ Moska ka frikë nga rrëzimi i Vuçiçit dhe humbja e ndikimit në Kosovë
Rusia po ndjek me shqetësim të shtuar zhvillimet politike në Serbi, në një kohë kur vendi përballet me protesta masive të udhëhequra nga studentët dhe po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në Moskë janë shtuar paralajmërimet për mundësinë e një të ashtuquajturi “revolucion me ngjyra” pas zgjedhjeve. Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Botsan-Kharchenko, ka deklaruar se autoritetet serbe duhet të jenë të përgatitura për një skenar të tillë. Ai ka pretenduar se protestat masive nuk mund të organizohen pa financim dhe mbështetje nga jashtë, duke e lidhur këtë mbështetje me vendet perëndimore. Deklaratat ruse janë parë në Serbi si një mesazh i drejtpërdrejtë politik në mbështetje të presidentit Aleksandar Vuçiq, në një periudhë kur pushteti i tij po përballet me presion të fortë nga...
Burimi:
ntv.al