Kremlini kërcënon Poloninë, këshilltari i Putin: Varshava zhduket brenda tre ditëve nëse përfshihet në luftë kundër nesh!

Kremlini kërcënon Poloninë, këshilltari i Putin: Varshava zhduket brenda tre ditëve nëse përfshihet në luftë kundër nesh!

Ish-sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe këshilltari aktual i presidentit Vladimir Putin, Nikolai Patrushev, ka kërcënuar Poloninë me përdorimin e të gjithë potencialit ushtarak të Moskës në rast të një konflikti të armatosur. “Nëse Polonia hyn në luftime kundër Rusisë, vendi ynë do të përdorë të gjithë arsenalin e forcave dhe mjeteve që ka në dispozicion dhe Varshava do të pushojë së ekzistuari brenda dy ose tri ditësh”, deklaroi Patrushev. Deklarata u bë në një intervistë për gazetën ruse “Arguments and Facts” dhe u transmetua gjithashtu nga agjencia shtetërore TASS. Patrushev nuk specifikoi se çfarë nënkuptonte me përdorimin e “të gjithë arsenalit të forcave dhe mjeteve”. Ai nuk iu referua drejtpërdrejt armëve bërthamore, megjithëse Rusia zotëron një prej arsenaleve më të mëdha bërthamore...