Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”
Kredia e re për ekonominë pësoi një rënie të lehtë gjatë muajit gusht. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia gjatë gushtit arriti në 40.4 miliardë lekë, 0.7% më pak krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Pavarësisht rënies së lehtë të shënuar gjatë gushtit, shifrat progresive të kreditimit për vitin 2026 ngelen në rritje dhe në vlerat më të larta historike. Për të gjithë 8-mujorin 2026, kredia e re e dhënë për ekonominë shqiptare ka arritur vlerën e 301.5 miliardë lekëve, në rritje me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë muajit gusht, u vërejt një ngadalësim në kreditimin e bizneseve, ndërsa kredia për individët vijoi tendencën pozitive të rritjes. Në gusht, sektori bankar dha gjithsej 28.2 miliardë lekë...
Burimi:
javanews.al