Kredi të buta dhe qira të subvencionuara, ministrja Ibrahimaj për programin e ri të strehimit: Thirrjet synojmë t’i hapim në nëntor

Kredi të buta dhe qira të subvencionuara, ministrja Ibrahimaj për programin e ri të strehimit: Thirrjet synojmë t’i hapim në nëntor

Thirrjet për kreditë e buta dhe programin e qirave të subvencionuara pritet të hapen brenda muajit nëntor. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se aktualisht po finalizohen ndryshimet në ligjin për strehimin dhe aktet nënligjore. “Ne jemi akoma duke finalizuar ndryshimet në ligjin për strehimin”, tha Ibrahimaj, duke shtuar se paralelisht po punohet për aktet që do t’i hapin rrugë programeve të reja. Sipas saj, skemat nuk do t’u drejtohen vetëm familjeve në nevojë, por edhe çifteve të reja dhe profesionistëve të rinj. “Kemi rritur gamën e përfituesve të programeve të strehimit. Të ardhurat që kemi marrë parasysh janë të ardhura mbi mesatare”, deklaroi ministrja. Ibrahimaj theksoi se synimi është që mbështetja të shtrihet edhe te shtresa e mesme. “Një çift që merr një pagë...