KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore
Prej gati një muaji Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pret nga Kuvendi miratimin e organikës shtesë, për përgatitjen dhe menaxhimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore të vitit 2027. Në kërkesën dhe relacionin shoqërues, dërguar deputetëve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shpjegon se institucionit të drejtuar prej tij i nevojiten rreth 300 punonjës shtesë, me kohë jo të plotë. “Përgatitja e zgjedhjeve vendore të vitit 2027 shoqërohet me një ngarkesë të shtuar pune në disa prej fushave kryesore të veprimtarisë së KQZ-së. Në veçanti, kërkohet mbështetje e shtuar për administrimin dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, kontrollin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive politike dhe subjekteve zgjedhore, monitorimin e përdorimit të burimeve dhe aseteve publike gjatë periudhës zgjedhore, monitorimin e fushatës, si dhe zhvillimin e veprimtarive...
Burimi:
javanews.al