KPK shkarkon Blerim Isufajn, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës!
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njoftoi të premten se e ka shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, për siç tha, keqmenaxhim, jokompetencë dhe dështim në përmbushjen e detyrave. Shkarkimi i Isufajt u bë në një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, me gjithë paralajmërimet nga organizatat joqeveritare që mbikëqyrin sistemin e drejtësisë në vend kundër marrjes së vendimeve “të ngutshme”. KPK tha se e mori këtë vendim “në mbështetje të nenit 22, paragrafi 5, të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës… mbi bazën e rrethanave të konstatuara dhe të dokumentuara në procedurën përkatëse”. Dren Paca është emëruar ushtrues i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, deri në emërimin e një prokurori me mandat të plotë, thuhet në...
Burimi:
javanews.al